Gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom tha se do të ndalojë dërgimin e gazit rus përmes tubacionit Yamal që kalon nëpër Poloni, pasi Kremlini vendosi san ksione ndaj një numri kompanish të huaja.
Gazprom tha se sa nksionet përfshijnë EuRoPol Gaz, e cila zotëron seksionin polak të tubacionit të gazit Yamal-Evropë.
“Është vendosur një ndalim për transaksionet dhe pagesat në favor të personave nën sanksione, veçanërisht për Gazprom, kjo do të thotë ndalim i përdorimit të një gazsjellësi në pronësi të EuRoPol Gaz për të transportuar gazin rus përmes Polonisë,” tha një përfaqësues i Gazprom. .
Ky është tensioni i fundit për gazin midis Rusisë dhe Polonisë. Muajin e kaluar, Gazprom tha se kishte ndërprerë plotësisht furnizimet për kompaninë polake të gazit PGNiG dhe Bulgargaz të Bullgarisë pasi ata refuzuan të plotësonin kërkesën e Moskës për të paguar në rubla dhe jo në euro ose dollarë.
Tubacioni Yamal kalon nga Rusia përmes Bjellorusisë dhe në Poloni dhe Gjermani. Sipas analistit të energjisë Bruegel, ai përbën një pjesë të vogël të rrjedhave të gazit rus në Evropë dhe përdorimi i tij ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i lu ftës.
Rregullatori gjerman i energjisë minimizoi ndikimin në furnizimet e tij. Ai i tha Reuters në një deklaratë se ndalimi i rrjedhave të gazit përmes Yamal nuk do të rre zikojë furnizimet gjermane sepse “vështirë se ndonjë gaz për Gjermaninë ka kaluar përmes këtij tubacioni për javë të tëra”.