Një ngjarje makabër është zbuluar në qytetin e Korçës këtë të hënë. Korrespondentja e Panorama.al bën me dije se një foshnjë e porsalindur është gjetur e pajetë e futur në një valixhe në një banesë lagjen nr.15 të qytetit verilindor.
Ka qenë nëna e fëmijës ajo e cila pas lindjes e ka futur fëmijën e saj në valixhe duke i marrë dhe jetën. Dyshohet se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Foshnjën e ka gjetur të vdekur në banesë bashkëshorti i gruas. Ai është kthyer nga emigracioni ditën e djeshme, pas më shumë se një viti që ndodhej jashtë shtetit.
Bashkëshorti i ka thenë policisë se fëmija që u gjet i vdekur nuk ishte i tij. Çifti ka edhe një fëmijë tjetër 15 vjeç.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.