Loading...

Presidentja e KE-së i jep lajmin fantastik Zelenskyt

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka telefonuar presidentin ukrainas, Zelensky ku kanë folur për sa nksione më të ashpra kundër Rusisë dhe rritje të ndihmës për Ukrainën.

“Udhëheqësit botërorë mbështesin fuqishëm Ukrainën. Ne do të forcojmë më tej san ksionet tona kundër Rusisë dhe do të shtojmë ndihmën financiare dhe të sigurisë për Ukrainën. Faleminderit President i Shteteve të Bashkuara për mbledhjen e këtij komunikimi të rëndësishëm. Ne jemi në anën e Ukrainës”, tha Ursula von der Leyen në një postim në Twitter.

Gjithashtu, presidentja e Komisionit zhvilloi sot një bisedë të re telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Në një postim në Tëitter, presidenti ukrainas tha se ata diskutuan perspektivat e pranimit të Ukrainës në BE, si edhe për agresionin në rritje të Rusisë në Donbas .

“Ne diskutuam rritjen e ndihmës për sigurinë, si dhe ndihmën e BE-së për rindërtimin e Ukrainës”, tha Zelensky në Twitter.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com