Fundjava/
Intensifikohen kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.
Shërbimet e Po licisë Rrugore në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive, duke përdorur gjithë bazën logjistike dhe duke kombinuar shërbimet me ato të Patrullave të Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, me qëllim parand alimin e aks identeve rrugore.
Prej disa ditësh, ka filluar funksionimin makina inteligjente, për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.
Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 1456 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe nd ëshkuar 2340 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rre zik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Janë pez ulluar 77 leje drejtimi, nga të cilat 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
Nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave turistike kanë fluks të shtuar dhe prezencë të lagështirës në rrugë, Pol icia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.
Pol icia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të den oncojnë në Ko misariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo pali gjshmëri.