Redaktori i tabloidit më të madh gjerman është pushuar nga të gjitha detyrat pasi akuzohet për “Marrëdhënie seksuale, gënjeshtra dhe një pagesë sekrete”. Shkarkimi i tij vjen pas një hetimi nga Corriere.it dhe New York Times, ku kjo e fundit botoi një artikull që akuzonte Reichelt për abuzim me pushtetin.
Gjigandi mediatik Axel Springer SE, firma më e madhe botuese e mediave në Evropë, kohët e fundit zgjeroi fuqinë e saj globale duke blerë uebfaqen e lajmeve politike amerikane “Politico” për më shumë se 1 miliardë dollarë. New York Times raportoi të dielën se Julian Reichelt, redaktori i Bild, tabloidit kryesor të Axel Springer dhe gazetës më të shitur në Evropë, promovoi një punonjëse femër në një punë të nivelit të lartë në redaksi, ndërsa kishte një lidhje me të dhe e kishte ngacmuar seksualisht.
Jo më shumë se 24 orë pas publikimt të artikullit, botuesi i të përditshmes gjermane, pushoi nga puna 41-vjeçarin Julian Reichelt, i cili ishte në në pezullim që nga fillimi i këtij viti për shkak se kishte pasur marrëdhënie me anëtare të stafit. Pas vendimit për pushimin e tij nga puna, Reichelt tha: “Ajo për të cilën fajësoj veten për më shumë se çdo gjë tjetër është se kam lënduar njerëzit për të cilët kam qenë përgjegjës.”/joq