Një zj arr i përmasave të mëdha ka rënë në vendin e quajtur Tatoi, në periferi të Athinës. Fl akët kanë përfshirë një masiv pyllor dhe po përhapen me shpejtësi.
Forca të shumta zj arrfikëse po shkojnë në zonë, ndërsa në përballjen me to është vënë edhe helikopteri rus Barilev. Dëshmitarë thanë se zj arri shp ërtheu mbas një shkëndije në një shtyllë elektrike të tensionit të lartë dhe më pas u përhap në zonë.
Situata rë ndohet për shkak të temperaturave mbi 40 gradë në zonë ndërsa emergjencat civile njoftuan nëpërmjet sms banorët të bëjnë kujdes dhe të jenë të gatshëm për eva kuim të mundshëm.
Sipas ELAS, rruga kombëtare Athinë – Lamia, është hapur, e cila ishte mbyllur më herët në dalje të Agios Stefanos akt ualisht për në Athinë. Në të njëjtën kohë, u bë e ditur se kampi i fëmijëve “Fshati i lumtur” u evakuua. Rreth 80 fëmijë u transportuan me autobus në stacionin elektrik Irini dhe u morën nga prindërit e tyre, ndërsa kuajt transportohen me automjete speciale nga klubet e kuajve të vendosura në zonë.