Loading...

Merkel largohet në shtator, ja sa do ta ketë pensionin mujor

Kancelarja aktuale e Gjermanisë, pas zgjedhjeve të shtatorit do të largohet nga qeverisja e vendit dhe nga politika dhe do të dalë në pension.

67 vjeçarja, një ndër kancelarit më jetëgjatë më Gjermani, do të jetë një pension mujor prej pothuajse 15 mijë euro.

Asociacioni Gjerman i Tatimpaguesve, tha se kjo masë pensioni deri në fund të jetës për Merkel, është përllogaritur duke u bazuar në qëndrimin e saj të gjatë në Bundestag, si dhe vitet në të cilat ka qenë ministre dhe kancelare federale.

Si dhe të gjithë ish presidentët dhe kancelarët gjermanë, edhe Merkel do të ketë të drejta shtesë veç pensionit.

Ajo do të ketë një zyrë në dispozicion në Berlin me shpenzimet e shtetit, raporton noa.al duke cituar agjencinë e lajmeve dpa.

Gjithashtu do të ketë një shofer, dy asistent/e, një menaxher/e zyre, një daktilografist/e, si dhe një mbrojtje me truproja 24 orë në 24.

Bundeskanzlerin Angela Merkel, CDU, am Rande einer Kabinettssitzung. Berlin, 10.04.2019 Berlin Deutschland *** Chancellor Angela Merkel CDU on the sidelines of a cabinet meeting Berlin 10 04 2019 Berlin Germany PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xThomasxImo/photothek.netx
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com