Loading...

Lajm ‘b omb’ vjen nga SHBA

Nga Luigi Bisignani

Drejtor i nderuar, lëvizjet politike që do të ndodhin në vjeshtë.

‘Bye bye’ i Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë, asnjë shans që Silvio Berlusconi të ngjitet në qeveri dhe Mario Draghi, ‘Super Mario’ do të vazhdojë të qëndrojë i ankoruar tek ‘Palazzo Chigi’. Kjo është pamja më realiste politike që na pret për muajt e ardhshëm. Raporti i inteligjencës i botuar nga ‘Il Tempo’ më 28 mars e konfirmuar së fundmi, presidenti i Shteteve të Bashkuara “i fjeturi Joe” nuk do të përfundojë mandatin e tij. Ndryshimi i vetëm është nëse ai do të duhet të heqë dorë nga kjo për shkak të kushteve të tij të rënda shëndetësore apo do të ndodhet përballë një ofe nsivë shpër thyese politike dhe ai vetë do të ‘hedhë peshqirin’, duke ndërprerë mandatin.

Në konferencën për shtyp të enjten ai u shfaq i pasigurt, hezitues, dhe jo për shkak emocioneve të kuptueshme, por sepse ishte i hu mbur në kërkim të informacioneve në mendjen e tij, që nuk mund t’i gjente.

Ndryshe nga marsi i kaluar, kur ylli i zv/presidentes Kamala Harris, e lartësuar nga lëvizjet feministet në të gjithë botën, pavarësisht gafave të vazhdueshme, tani ajo nuk shkëlqen më dhe demokratët nuk po dinë se si ta menaxhojnë këtë situatë që po del nga kontroll.

Braktisja e Afganistanit, që ndodhi pa paralajmëruar as aleatët, ka përfshirë në kaos kancelaritë miqësore me SHBA-në në gjysmën e botës dhe madje ka irri tuar edhe armiqtë, të cilët janë befasuar nga një tërheqje e tillë taktike dhe strategjike. Prandaj, jo vetëm Biden, por edhe stafi i diplomatëve, ushtarakëve dhe njerëzve të inteligjencës që lëvizin rreth tij u treguan krejtësisht të paaftë. Dhe sul mi i djeshëm kundër një eksponenti të IS IS-K do të jetë ndoshta një autogol tjetër dhe jo një hak marrje për sul min ter rorist.

/Marrë nga Il Tempo-Përshtati: SYRI.net

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com