Në Botsvanë, shtet në Afrikë, është gjetur një diamant 1.098 karatësh, që konsiderohet si i treti më i madh në botë.
Guri i çmuar është treguar për mediat nga presidenti i vendit, Mokgweetsi Masisi, dy javë pasi është zbuluar nga kompania e gjetjes së diamanteve “Debswana”.
Kjo e fundit bashkëpunon me qeverinë e Bostvana dhe kompaninë e gurëve të çmuar dhe atyre minerale, “De Beers”.
Ky shtet është lider në botë në prodhimin e diamantëve dhe gurëve të çmuar.
Diamanti më i madh në botë është zbuluar në vitin 1905 dhe është 3.106 karatësh, i gjetur në Afrikën e Jugut.
Ndërsa në vendin e dytë është një diamant 1.109 karatësh, i zbuluar në vitin 2015 po në Botsvana.