Të jashtëzakonshme janë momentet kur një zhytës arrin të shpëtojë pasi përfundoi në gojën e balenës.
Michael Packard nuk e kishte çuar kurrë nëpër mend që një zhytje e thjeshtë, një nga qindra të tilla gjatë karrierës së tij 40 vjeçare si zhytës profesionist në Provincetown, do të kthehej në eksperiencën më të fri kshme të jetës: Të përfundonte në gojën e një balene.
Packard tha për News WBZ-TV se pasi u hodh nga anija e tij në ujë, ndjeu një përpl asje të madhe dhe gjithçka u err ësua.
“U përpoqa të kuptoja ç’po ndodhte përreth dhe vura re se nuk kishte dhëmbë. Thashë me vete Oh, Zoti im jam në gojën e një balene dhe ajo po përpiqet të më gë lltisë. Kaq ishte, do të vdes”, – tregon ai dhe shton:
“Ajo që kuptova ishte se praktikisht unë isha tërësisht brenda, i gjithi brenda balenës. Nuk e di as vetë si ia dola të ikja prej saj. Mbaj mend që doja vetëm që të dilja në sipërfaqe dhe për të ndodhur kjo duhet të dilja jashtë nga goja e balenës. “Nuk mund të besoj që jam këtu për ta treguar.”-rrëfeu ai për CBS duke përshkruar atë që mendoi në ato çaste:
Ndërsa tregoi atë që përjetoi edhe pçr median lokale CCT: “Isha i gjithi brenda. Aty ishte shumë err ësirë. Mendova, tani nuk ka më asnjë mundësi që të dal nga këndej. Kaq e pata, do të vd es”, tregoi Majkëll duke shtuar se në ato çaste vinin mendime plot, më së shumti për dy djemtë e tij 12 e 15 vjeç.
Packard pësoi disa dë mtime të lehta, ndërsa ekspertët e kanë quajtur jashtëzakonisht me fat sepse arriti të shpëtojë nga një ndodhi kaq e rrallë, duke vlerësuar se ka një mundësi në një trilion që dikush të përfundojë në gojën e një balene e të dalë gjallë që andej.
Balenat janë përgjithësisht të qeta përreth njerëzve dhe tregojnë pak agr esion ndaj tyre, por gjithsesi zhytësit duhet të kenë kujdes dhe të qëndrojnë të paktën 100 metra larg tyre.
Për Packard ky ishte rre ziku i dytë në dhjetë vjet. Plot një dekadë më parë ai shpëtoi nga vd ekja kur një aeroplan i vogël u përp las duke bërë që të hu mbasib jetën piloti, ndihmëspiloti dhe një tjetër pasagjer. /noa.al