Loading...

Njoftim i rëndësishëm nga qeveria italiane, cfarë ndodh pas datës 1 korrik

Italia ka aktivizuar pasaportën e gjelbër e cila prej datës 1 korrik 2021 do të jetë e vlefshme për të lëvizur dhe në të gjithë territorin e Bashkimit Europian.

Kryeministri Mario Draghi ka firmosur draft ligjin i cili përcakton mënyrën e marrjes së Green Pass e lehtësimin e lëvizjes për qytetarët që duan të udhëtojnë e të marrin pjesë në eventet publike, gara sportive, koncerte, festa e ceremoni fetare e civile, panaire etj .

Në një platformë të vënë në shërbim të qytetarëve, mundësohet dërgimi i dokumentacionit të kërkuar e marrja e certifikatës së gjelbër e cila është gratis si në formatin dixhital ashtu dhe në letër.

Certifikata e gjelbër lës hohet për të gjithë ata që kanë kryer vaksinimin antiCovid, për të gjithë ata që kanë kryer një tampon molekular me rezultatin pozitiv në 48 orët e fundit o që janë shëruar nga infektimi e kanë përfunduar periudhën e izolimit certifikuar nga mjeku.

Prej datës 1 korrik kjo certifikatë e gjelbër do të jetë operative dhe në të gjithë territorin e BE.

Qeveria italiane informon se përmes teserës shëndetësore personale çdo kush mund të kërkoj Green Pass si tek mjeku i familjes, si përmes plataformës online ashtu dhe në farmaci.

Green Pass do të jetë i shkarkueshëm dhe për telefona celularë e tablet.

Të gjithë ata që kanë kryer vaksinat antiCovid prej datës 27 dhjetor e do përditësohen automatikisht në këtë sistem deri më datë 28 qershor.

Autoritetet italiane informojnë se Green Pass nuk është një dokument udhëtimi e se të dhënat shkencore mbi va ksi nimin anti Covid, tamponët anti Cov id e shërimin nga vi rusi janë në evolucion të vazhdueshëm duke marrë parasysh dhe preokupimin që sjellin variantet e reja të CO vid 19.

Çdo Green Pass dixhital do të ketë një bar kod i shkarkueshëm dhe në telefon.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com