Faza e përba lljeve direkte, në kuadër të kampionatit evropian të futbollit, EURO 2020, solli jo pak surpriza mes pretendentëve kryesorë të këtij edicioni.
Kështu, pas eleminimit të Holandës, Portugalisë e Francës, sonte njëra mes Anglisë dhe Gjermanisë do të ketë të njëjtin fat. Dy gjigandët e futbollit, do të përballen sot në orën 18:00 në “Ëembley” për të siguruar një vend në çerekfinale.
Që të dyja ekipet kanë probleme me disa lojtarë ku Mount, Chilëell që ishin të izoluar dhe Foden janë në dyshim për klasiken me Gjermaninë. Këta të fundit gjithashtu kanë Gosens, Gundogan dhe Rudiger me probleme fizike që mund të pengojnë aktivizimin e tyre si titullarë.
Ndërkohë, në orën 21:00 do të kemi edhe sfidën e fundit të fazës së 1/8 ku përballë do të jenë Suedia dhe Ukraina. Nordikët surprizuan shumë në grupe ku morën dhe vendin e parë por edhe bindën me lojë dhe janë më të favorizuar se skuadra e Shevchenkos.
Këta të fundit u kualifikuan si ekipi i fundit nga të tretat më të mira dhe nuk kanë çfarë të humbasin. Fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e ndeshjes së sotme, Angli-Gjermani.