Loading...

Kjo është macja fallxhore që gjeti saktë verdiktin Turqi-Itali

Njëherë e një kohë ishte oktapodi Paul. Më 2010, kafsha e lezetshme, nga rezervuarët e një akuariumi publik në Gjermani, kishte fituar një famë të caktuar falë precizitetit në parashikimin e rezultatit të ndeshjeve atë Botëror, të luajtur në Afrikën e Jugut dhe fituar nga Spanja.

Që nga ajo kohë, shumë janë përpjekur të imitojnë famën e Paul, por pak kanë pasur sukses. Macja “Achille” do të provojë tani, si një fallxhore e vërtetë e “Euro 2020”.

Macja e bardhë (e shurdhër), e cila jeton në muzeun Hermitage të Shën Petersburg, dha parashikimin e saj disa orë para ndeshjes hapëse në “Olimpico”, midis Turqisë dhe Italisë.

Dy tasa me ushqim u vendosën përpara saj; në këtë rast njëra me flamurin e Turqisë dhe tjetra të Italisë.

“Orakulli” bëri zgjedhjen e vet, duke vendosur se ku të ushqehet, siç shihet në video. Zgjodhi Italinë dhe e kaloi me sukses provën e parë.

Macja “Achille” ishte bërë e famshme gjatë Kupës së Konfederatave më 2017 dhe në Kupën e Botës “Rusia 2018”, kur parashikoi saktë ekipin fitues të katër lojërave të para të kompeticioneve.

Tani për të është koha për një “detyrë” të re, si “orakull” i “Euro 2020”. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com