Loading...

Kardiologu jep lajmin e h idhur për Eriksen

Futbollisti danez Cristian Eriksen ndoshta nuk do të mund të luajë më futboll profesionist, pas arr estit kardiak që pati në ndeshjen e brendshme dhe këtë gjë e thotë një kardiolog ekspert.

Ai ndodhet në spital që nga mbrëmë dhe gjëndja e tij është stabël, por ende nuk është publikuar asnjë diagnozë apo shkak për atë që ndodhi.

Sanjai Sharma është profesor i kardiologjisë sportive në Universitetin Shën Xhorxhi në Londër dhe ka punuar me Eriksenin kur ai luante te Tettenham.

“Duket qartë që diçka ka shkuar shumë keq, por ndërkohë që ju e prisni atë të kthehet, pyetje është çfarë ndodhi? Dhe pse ndodhi?, – thotë doktori.

“Ai djalë ka zhvilluar të gjitha testet dhe gjithçka ka qenë mire në vitin 2019, atëherë si mund të shpjegohet ky arrest kardiak?,”– vazhdon mjeku me pyetjet, për të cilat ende mjekët që po merren dhe nuk kanë dhënë përgjigj.

Në pritje të përgjigjeve zyrtare, profesori Sharma, shton: “Lajmi i mirë është që ai u kthye në jetë, lajmi i keq është që ai e mbylli karrierën. A mund të luajë ndonjë ndeshje tjetër si profesionist? Nuk e di, në Angli nuk do të mund të luajë më kurrë, rregullat janë shumë strikte,” – përfundon profesor Sharma.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com