Gjeti rezultatin 3-0 dhe emrat e tre golashënuesve
Në natën e hapjes së një turneu të madh ndërkombëtar, shpesh është e vështirë të parashikosh saktësisht se çfarë do të ndodhë.
Ekipet janë historikisht të mrekullueshëm, duke ditur se një rezultat negativ në ndeshjen e parë mund t’i shohë ëndrrat e tyre ndërkombëtare të shkatërruara, para se kompeticioni të ketë filluar me të vërtetë.
Kjo vlente edhe për sfidën e mbrëmshme inauguruese të “Euro 2020”, Turqi-Itali, që përfundoi 3-0 për axurrët në “Olimpico” të Romës.
Fitorja e skuadrës së Mancinit edhe mund të hamendësohej, por jo rezultati kaq i thellë.
Një tifoz i futbollit në Twitter (@VaneJuice) i mahniti të gjithë, teksa parashikoi gjithçka me përpikëri 10 orë para se të luhej dueli i parë i Europianit.
Ai gjeti rezultatin 3-0, por edhe shënuesit e golave. Madje, madje, si një “orakull” i vërtetë kishte parashikuar edhe autogolin e Demiral.
Kjo do të ishte mbresëlënëse në vetvete, por mjaft e jashtëzakonshme, e përcjellë si surprizë e ditës së parë të Europianit edhe nga vetë faqja zyrtare e UEFA-s e cila e uroi atë për këtë parashikim. “Bravo Vane, je qartësisht një mjeshtër i parashikimit të ndeshjeve të këtij kampionati “, thotë UEFA. /noa.al