Biletat me gërvishtje janë deri tani lojërat më të njohura të lotarisë në Karolinën e Veriut.
Një punëtor i përkohshëm ndërtimi sapo u bë i pasur.
Punëtorit nga Nju Jorku iu dha bileta e gabuar e lotarisë në një dyqan, në Karolinën e Veriut.
Jonathan Bate fitoi 5 milion dollarë – çmimi kryesor në lojën “5 milion dollarë Fortune”.
Bate, një punëtor ndërtimi, tha se ai doli nga puna të mërkurën dhe shkoi për kafe në Burlington.
“Pjesa qesharake në lidhje me biletën është, se kam marrë biletën e gabuar!” tha ai. “Kam kërkuar një biletë dhe më dhanë një tjetër. Pastaj thjesht kam thënë, ‘Mirë’.”
Bate nuk humbi kohë, duke zgjedhur të ulej në parking dhe të gërvishte biletën prej 20 dollarësh. Kur të pesë numrat përputheshin, ai thotë se nuk e besoi se kishte fituar 5 milion dollarë.
Bate duhej të zgjidhte midis marrjes së shumës 250,000 dollarë për 20 vjet ose të tërhiqte në total njëherësh një shumë prej 3 milion dollarësh, thanë zyrtarët.
Ai preferoi shumën totale, cila arriti në 2,122,506 dollarë pas taksave shtetërore dhe federale, thanë zyrtarët.
Bate nuk tha nëse do të vazhdonte të punonte ende si një punëtor ndërtimi, në Karolinën e Veriut. Por ai tregoi disa përparësi të shpenzimeve.
“Do të blej një kamion të ri dhe mbesa ime do të shkojnë në kolegj”, tha ai.