Reali dhe Çelsi nuk shkuan më shumë se një barazim në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.
Dy ekipet kërkuan me ngulm fitoren, por në përfundim u ndanë në një barazim 1-1.
Spanjollët ishin më kërkues në pjesën e dytë, por nuk arritën që të shënonin.
Me këtë rezultat, gjithçka mbetet e hapur për takimin e dytë pas 1 jave.
Si Reali, ashtu edhe Çelsi, kishin disa mungesa të rëndësishme. /noa.al/