Loading...

‘Ja arsyeja e vërtetë e ngjarjes, nuk jam socialist’/ Flet nga a rratia autori që p lagosi sekretarin e PD-së

Autori i pl agosjes së sekretarit të PD në Kavajë, Bledar Okshtuni, reagon nga arr atia. Ndriçim Jonuzi (Tahiri) thekson se është ndjerë i fyer që e kanë cilësuar socialist, pasi sipas tij, ka sakrifikuar gjithë jetën për PD.

“Po e bëj këtë video për të sqaruar vëllezërit e mi myslimanë, që të rrinë të qetë, se as kam mend të merrem me politikë, sot e mot, inshalla. Më kanë thënë që Lul Basha, kryetari i PD, më ka cilësuar socialist dhe nuk më vjen mirë fare me mi h umb gjithë ato sakrifica gjithë jetën time për PD, vetëm se me shfrytëzuar këtë situatë për fushatë tani.

Normalisht çdo njeri do me fol, me pastruar veten e vet. Megjithatë e dinë vetë”, shprehet ai.

Më tej Jonuzi sqaron se gjithçka ndodhi nuk ka të bëjë me politikën por për shkak se sipas tij personat me të cilët u kon fliktua i kishin zënë rrugën një nënë me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari ata u sollën në mënyrë arr ogante.

“Padyshim që nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam zoti të më falë, nuk ka lidhje me su lme politike, të gjithë e dinë atë që ndodhi dje në xhaminë Dine Hoxha, ne e ndjejmë si për vete, si besimtarë që jemi, na kujtohet ajo e Zelandës së re, ku u vr anë vëllezërit dhe motrat tona.

Kur pashë këtë mistrecin që i zuri vendin një plaku me thinj dhe një nëne me shami, Mir Gjocin që i ka flokët me thinja, shkoi për iftar te roptë e vetë, dolën dy ho rra që i kanë buzët me qumësht, thjesht i kam fol ‘hape rrugën’, megjithatë më vjen keq për të ëmën e atij, si për plakën time, ndodhi.

Vëllezër ma bëni hallall për shq etësimet, Çim Jonuzi i ka mbaruar punët me PD-në, nuk më intereson asnjë prej partive”, thotë Jonuzi./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com