Loading...

Hapet më në fund rruga drejt këtij fshati…, pas 3 muajsh i bllokuar nga dëbora

Një punë intensive nga 2 borëpastruese mundësoi hapjen e rrugës Shtyllë-Panarit,e cila prej 3 muajsh që prej reshjeve të para të dëborës që përfshinë juglindjen izoloi rreth 200 banore te fshatit Panarit.

Gjatë 3 mujorit të fundit reshjet e borës kanë qenë tepër intensive ku në vendin e quajtur Mashkullore trashësia e borës shkoi deri në 2 m.

Hapja përfundimtare e rrugës nga dëbora tashmë iu jep mundësi banorëve të komunikojnë me qytetin e Korçës dhe me zonat e tjera përreth.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com