Loading...

E presin me këngë e valle, ulet avioni i parë në Kukës/ Rama: Më mungon shumë sot, dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhen

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ku inauguroi aeroportin e Kukësit tha se i mungon shumë një prej shqiptarëve më të mëdhenj, siç e quajti ati ish-Presidentin, Hashim Thaçi.

Rama i dërgoi nga Kukësi një përqafim Thaçit, ndërsa foli nga aeroporti i Kukësit ku zbriti sot avioni i parë.

“Me këtë rast dua të ndaj me ju që më mungon shumë sot, dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, por është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi”.

“Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i çoja një përqafim dhe ti thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtë zakonshëm, momenti kur Thaçi dhe Rugova i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës”, tha Rama.

Rama shpjegoi edhe emrin e aeroportit, “Zayed – Flatrat e Veriut”.

“Sot është vërtet një ditë fantastike për Kukësin, Shqipërinë, Kosovën dhe për gjithë shqiptarinë. Në radhë të parë unë dua të jap një shpjegim. Pse quhet kështu aeroporti, ky quhet kështu sepse nuk është thjesht një aeroport i ri, por është një aeroport vend kujtese. Godina është edhe një tempull i kujtesës së kësaj zone, por edhe të këtij komunitetit shqiptarësh nga Prishtina në Tiranë”.

“Në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën me dhunë, viktima të spastrimit etnik, ku Kukësi ishte stacioni më i populluar. Në atë kohë këtu erdhën shumë njerëz, mes tyre edhe njëri që sot është princi i kurorës, Muhamed Zajed, i cili është i biri një prej burrave më të urtë, sheikut Zajed”.

“Nga ana tjetër, aeroporti është edhe aeroporti i flatrave të veriut, sepse këtu në Kukës është veriu i Shqipërisë, por nga Kukësi dhe matanë prej andej nga erdhën mortaret dhe vëllezërit është veriu i shqiptarisë”, theksoi kryeministri, Edi Rama.

Nga Londra kanë ardhur një grup emigrantësh që fillimisht u ulën në Rinas, ku iu bashkua dhe kryeministri Edi Rama për të udhëtuar drejt Kukësit.

Nga aeroporti i ri, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky është një aeroport operacional.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com