Anglia ka mbërritur nën masa të rr epta sigurie, kjo e kushtëzuar shumë nga kushtet e imponuara nga COVID-19.
Sot në stadiumin “Arena Kombëtare” , në orën 18:00, luhet ndeshja e dytë kualifikuese e Botërorit “Katar 2022”.
Anglia nuk preferoi as të zhvillonte seancën e fundit stërvitore, por iu drejtuan menjëherë hotelit, për të zbritur direkt në fushë sot.
“Tre luanët” zbarkojnë në Tiranë me një objektiv të vetëm, të marrin fitoren e dytë në kualifikueset e botërorit për t’u shkëputur menjëherë nga ndjekësit e tjerë në Grupin I.
Mediat angleze kanë zbardhur disa detaje nga rreshtimi i mundshëm që trajneri Southgate ka projektuar për këtë përballje me Shqipërinë.
Edhe Edi Reja ndaj Anglisë
Tekniku italian pritet të aplikojë një modul të ri, skemën 5-4-1.
Formacionet e mundshme:
Anglia
Në portë pritet të jetë Nick Pope
Në mbrojtje: Reece James (Chelsea) dhe Kyrian Trippier (Atletico Madrid).
Në qendër Maguire dhe Stones, Luke Shaw në linjën e majtë.
Mesfusha: Rice i West Ham dhe Mount i Chelsea, ndërsa Phil Foden dhe Ward-Prowse janë në balotazh për një fanellë titullari.
Sulmi: Harry Kane, Lingard dhe Sterling
Shqipëria
Në portë: Berisha
Në mbrojtje: Albi Doka, Ismajli, Gjimshiti, Vesli dhe Hysaj
Në mesfushë: Bare, Laçi, Uzuni, Kamberi
Sulmi: Borja