Bill Gates ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij.
Bashkëthemeluesi i Microsoft u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të bëra dhe një prej tyre lidhej me të ardhmen e botës.
Sipas Gates ajo që ka rëndësi kur vjen fjala te parashikime të tilla është ngrohja globale.
“Situata do të përke qësohet teksa ekosistemet natyrore zhd uken. Migrimi larg zonave rreth ekuatorit do të jetë masiv, për shkak të rritjes së temperaturave.
Nëse Toka ngrohet shumë, nuk do të përballojë dot më”, thotë miliarderi.
E teksa shton se shanset për një të ardhme më të mirë do të varen nga vetë zgjedhjet që do të bëjë gjithsecili prej nesh.
Ai theksoi se njerëzit duhet të tregohen më të kujdesshëm me gjërat që konsumojnë, e të mendojnë për ambjentin duke preferuar produktet ekologjike dhe mishin sintetik, pasi gjedhët që rriten për mishin e tyre sic tha, kontribuojnë në emetimet e gazit metan, që kanë arritur nivel rekord.
/NOA.al