“Unë jam duke kërkuar nënën time natyrale, vetëm ajo mund të më shpëtojë nga kanceri. Unë nuk kërkoj të di se kush është, as ta njoh nëse ajo nuk dëshiron. Unë vetëm kërkoj që të pranojë t’i nënshtrohet një testi gjaku”.
Thirrja e 47-vjeçares Daniela Molinari, mbërrin në Komo nga Milano në kërkim të prindërve të saj të vërtetë, për t’iu nënshtruar një trajtimi eksperimental për të luftuar kancerin, që e ka munduar atë për 3 vjet.
Gruaja ka jetuar në kryeqendrën e Lombardisë, që kur u birësua, por ajo lindi në Komo dhe atje, përmes faqeve të ‘La Provincia di Como” dhe mediave lokale, bën thirrje për të shpëtuar jetën e saj.
Daniela Molinari është një infermiere në një spital psikiatrik dhe ka dy vajza të moshave, 23 dhe 9 vjeçe.
Tre vjet më parë, ajo u sëmur me një tumor, që i ka rezistuar trajtimeve tradicionale. Për këtë arsye vjen dhe propozimi i mjekëve, që ajo t’i nënshtrohet një terapie eksperimentale në Zvicër, e cila kërkon hartën gjenetike të nënës ose babait, përfshirë dhe apelin e dë shpëruar për të gjetur prindërit e saj të vërtetë.
Kur lindi Daniela Molinari, ajo u la në jetimoren e atëhershme të murgeshave në Rebbio, nga një grua që nuk e njohu atë dhe e braktisi atje 47 vjet më parë, më 23 mars 1973.
Motrat e regjistruan atë si Daniela Simoni, por mbiemri ndryshoi, kur dy vite më vonë, ajo u birësua nga një familje milaneze.
“Unë e di shumë mirë që ka shumë pak mundësi për të gjurmuar nënën time, – thotë gruaja për ‘La Provincia di Como’, – por unë nuk dua të lë asnjë gur pa lëvizur. Unë nuk di pothuajse asgjë për lindjen time”.
Gruaja që e lindi, nuk e shkruajti emrin e saj në dokumente dhe gjithashtu kërkoi të fshijë të dhënat shëndetësore. /noa.al/
Burimi dhe fotot: Tgcom