E lindur në një qytet të vogël të Brazilit, Vitoria Bueno arriti që të plotësojë ëndrrën e saj për t’u bërë balerinë.
Por diçka e tillë nuk ishte edhe aq e thjeshtë, pasi ajo është pa krahë. Por vullneti dhe dëshira mposhtën gjithçka.
Nëna e saj ka thënë se që kur ajo ishte e vogël, njerëzit rreshtoheshin jashtë shtëpisë për ta pare.
Tani është 16 vjeç dhe nuk ka asnjë diferencë nga balerinat e tjera, sa i përket kërcimit.
“Për mua krahët janë vetëm një detaj”, tha Vitoria në teatrin ku ajo interpreton.