Koreografi dhe balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, i cili prej dekadash e ka zhvendosur karrierën e tij në Itali, e ka nisur javën me një lajm të mirë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, 46-vjeçari ka bërë me dije se do të bëhet baba për herë të dytë.
“Familja jonë do të zmadhohet. Në gusht, do vijë një gëzim i ri. Jemi jashtëzakonisht të lumtur”, – shkruan ai krah fotos me bashkëshorten e tij italiane, Charlote.
Po ashtu, çifti janë prindër të vogëlushes Lea, e cila ka mbushur 5 vjeçe. /noa.al/