Një djalë vetëm 11 vjeç është menaxher i një kompanie riciklimi në Orange County të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ryan Hickman ka tanimë kompaninë e tij, dhe fiton goxha të ardhura.
Gjithçka nisi kur shkoi te babai i tij, që po ashtu ka një kompani riciklimi, për të dërguar disa thasë me kanaçe.
Aty i lindi ideja për të pasur diçka të vetën, dhe ia arriti. Për këtë u tha edhe fqinjëve që të ruanin çdo send të riciklueshëm.
Tani, Ryan ka klientë në të gjithë Orange County, dhe kompania e tij e riciklimit. /noa.al/