Loading...

F rika nga Covid-19 detyron 36-vjeçarin që për tre muaj të jetonte në një aeroport

F rika nga koronavirusi e detyroi një 36-vjeçar që për tre muaj të jetonte në një aeroport, në Çikago të Shteteve të Bashkuara.

Por këtë gjë e kishte bërë në mënyrë të fshehtë, teksa së fundmi është zbuluar nga policia.

Aditya Singh u arrestua të shtunën pasi stafi i linjës ajrore i kërkoi atij të paraqiste mjetin e identifikimit.

Ai tregoi një distinktiv, që dyshohet se i përkiste një menaxheri operacionesh, i raportuar i zhdukur në tetor.

Policia thotë se Singh arriti në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare, në një fluturim nga Los Anxhelos më 19 Tetor.

Gjyqtarja e Qarkut Cook Susana Ortiz shprehu habinë për rrethanat e çështjes. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com