Zbardhet e plotë dë shmia e autorit të vr asjes dje në Kuçovë, ku Vangjel Polovina që lloi për vd ekje Ajet Gunelin. Sipas “News24”, ai ka pranuar autorësinë e k rimit, ndërsa ka rrëfyer se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.
Ai u shpreh se i kishte marrë me qira vi ktimës një stallë derrash dhe në pamundësi për t’i paguar qiranë në kesh, i jepte mish derri.
Sipas Polovinës, ai ishte likuiduar me Gunelin, por megjithatë, një natë para krimit vik tima e kishte telefonuar duke e ofenduar.
Ai shprehet se më pas mori automjetin e tij, kall ashnikovin dhe u nis drejt vendit, ku Guneli pinte kafenë dhe që lloi drejt tij, duke pranuar se i zbrazi të gjithë ka rikatorin e ka llashnikovit.
“Unë i kisha marrë me qira Ajetit një stallë derrash në fshatin Perondi, ku edhe jetoj. Deri në vitin 2019 i kisha paguar rregullisht të gjitha detyrimet e qirasë, dritave dhe ujit të kësaj godine. Në vitin 2020, isha vonuar në disa muaj pagesash dhe kur erdhi Ajeti nga Anglia disa javë më parë, më kërkoi të takoheshim, – tregon 44-vjeçari. – U takuam dhe pasi i thashë që nuk kisha lekë gjendje për ta paguar, ramë dakord që borxhin në lekë ta likujdoja me mish derri. Dy ditë para vr asjes, i kam dhënë Ajetit 46 kg mish, që korrespondonin në vlerë në lekë me borxhin që i kisha mbetur për 2 muaj e gjysmë qira”.
Sipas dëshmisë, ai thotë se ka menduar që e ka likujduar, por Ajeti e ka marrë në telefon një ditë më vonë, natën para vrasjes.
“Unë nuk e kisha ndjerë telefonin dhe kur u zgjova në mëngjes e pashë që më kishte telefonuar dhe e mora mbrapsht. Sapo ma hapi telefonin, pa më lënë as ta përshëndes, më ka sharë dhe më tha ‘do të vras, do të heq qafe’, – vijon ai. – Në këtë moment, kam hipur në mjetin tim “furgon” dhe në sediljen e pasagjerit vendosa ka llashnikovin. Vajta tek lokali ku ai pinte kafen dhe pa zbritur nga makina i thirra për t’u afruar. Ajeti, sapo më pa, më erdhi drejt me vrap, duke më sha rë dhe me një karrige në dorë për të më që lluar, pa e ditur se unë kisha ar më me vete. Në këtë moment, kam dalë jashtë me ar mën në dorë dhe kam që lluar një herë në ajër për t’u shpërndarë personat e tjerë që ndodheshin në lokal. Ajeti filloi të bridhte me vrap dhe u rrë zua në tokë. Aty kam filluar të gj uaj me br eshëri në drejtim të tij dhe më pas shk reha një ka rikator të tërë ka llashnikovi dhe u largova me furgon nga vendngjarja”, – ka thënë në deklaratën e tij në polici, autori i k rimit, Vangjel Polovina.