Loading...

Vajza e filmit të parë shqiptar, artistja e madhe Tinka Kurti feston sot ditëlindjen e saj

Artistja Tinka Kurti ka luajtur 120 role në teatër e 35 në filma.
Eshtë një nga zonjat më të fisme e artistet më të mira që kemi fatin akoma ta shohim’
Nuk u lodh asnjëherë me skenën dhe i sfidon vitet me aq elegancë?

Ka krijuar karaktere të bukura dhe role që vështirë se do t’i kishte qëndisur dikush tjetër kaq mjeshtërisht?

Ka vendosur të punojë deri në frymën e fundit.
Çfarëdo që të thuash, nuk mund të lësh pa renditur se Tinka Kurti është Tana.
Vajza e filmit të parë shqiptar, me gërshet të verdhë e fustan me pika, që u puth për herë të parë, e ndoshta të fundit në një film shqiptar të para ’90-ës. Askush nuk guxoi më si ajo.

Sot ka ditëlindjen e saj të 87-të, edhe pse për artiste si Tinka vitet maten nga ato që ka në skenë.
Stafi i orikuminews i uron jete te gjate artistes Tinka Kurti!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com