Loading...

V ritet me a rmë efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është gjetur i vd ekur në një automjet i cili u gjet jashtë rruge sot herët në mëngjes në zonën e Lezhës. Në galeri gjeni momentet kur u gjet makina me të riun e vr arë.

Sipas të dhënave që mëson noa.al, djali 26 vjeçar shkodran, Xhulio Prela, është qëlluar me ar më zjarri dhe duket se kjo ka provokuar ak sident që është mbyllur me vd ekjen f atale të të riut.

Gjithçka u mësua sot, rreth orës 02:20, kur në Sallën Operative të po licisë së Lezhës ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Atje kanë shkuar shërbimet e Po licisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkwagen” shtetasin Xhulio Prela 26 vjeç, punonjës Po licie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i ar mës së zj arrit.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të P olicisë Kr iminale nga Departamenti i Po licisë Kr iminale dhe të DVP Lezhë.

Noa mëson se nën drejtimin e Prokurorisë po vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Po licisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com