Ishte larguar nga shtëpia për t’u qetësuar pas zemërimit të tij për një sherr me bashkëshorten. Një shëtitje që filloi në Como dhe përfundoi në… Fano.
Protagonisti i tregimit është një 48-vjeçar, i cili udhëtoi 450 kilometra në këmbë. Ishte një patrullë policore që e gjeti atë rastësisht në orën 2 të mëngjesit, teksa po bënte kontrolle në rrugë për të verifikuar përputhjen me shtetrrethimin e vendosur nga rregulloret anti-Covid në Itali.
Burri, i cili po ecte në anë të rrugës, u dërgua në stacionin e po licisë, ku u zbulua se ishte larguar nga shtëpia për një javë. Ai u gjobit gjithashtu edhe për shkelje të masave anti-Covid.
Kur po licët e ndaluan atë në lartësinë e Gimarras (Fano), 48-vjeçari, banues në provincën e Komos, ishte i kthjellët dhe i mirë-orientuar, por i lodhur dhe i ftohtë. Sapo shkoi në stacionin e policisë, ai u tregoi pol icëve “aventurën” e tij.
“Unë erdha deri këtu në këmbë, – deklaroi burri -. Nuk përdora asnjë mjet. Në këto ditë hëngra dhe piva, sepse njerëzit që takova gjatë rrugës më ofruan ujë dhe ushqim. Jam mirë. Jam thjesht pak i lodhur”.
Ndërsa burri po ecte, gruaja e tij kishte shkuar në po licinë e Komos për të raportuar zh dukjen e tij. Kur u njoftua nga agjentët, gruaja shkoi në Fano për të marrë bashkëshortin “e humbur”. /noa.al/