Ndahet nga jeta Besnik Nallbani, një nga mësuesit e njohur të kryeqytetit, ish-shef i burimeve njerëzore të DAR-Tiranë. Tërë jetën Besnik Nallbani ai dedikoi arsimit.
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari dha lajmin e trishtë. Nuk dihet shkaku i vdekjes, nëse ai vuante nga një sëmundje e rëndë, apo ishte i infektuar me Covid.
Postimi i Shkëlqim Hajdarit:
“Lamtumirë Besnik Nallbani, fisniku i Tironës!”
Të kam pas mik shtëpie e zemre njëkohësisht. Por jo vetëm unë, shumë njerëz të kanë dashur, sepse ishe gojëmbël, punëmbaru, i mençëm, i zgjuar, intelektual, fisnik. Gjithë jetën punove në arsim, edukove shumë breza nxënësish, mirënjohja e të cilëve do të vij atje ku je tashmë.
Në përcjelljen tënde do ishte gjithë Tirona, por kjo ishte e pamundur, për shkak të rrethanave.
Ndaj kurorat me lule janë në emër të mijëra shokëve e miqve të tu.
Ngushëllime familjes tënde të madhe e të mrekullueshme.
Zoti e bëftë v arrin tënd lule, siç e kishe zemrën.
Të Zotit jemi dhe tek Ai do kthehemi. /NOA.al