Loading...

Kush u zgjodh lojtari më i mirë i vitit 2020 nga FIFA, Ronaldo, Messi apo Lewandowski?

Sulmuesi i Bayern Mynih, Robert Lewandowski është shpallur nga FIFA lojtari më i mirë i vitit.

Polaku ka fituar garën me të përhershmit Messi-Ronaldo pasi ka realizuar një sezon fantastik.
Në vitin 2020 polaku fitoi thuajse gjithçka me Bayernin, por duket se i mungonte diçka, pikërisht ky çmim që vitet e fundit rrallë kush tjetër e ka fituar në vitet e fundit duke parë konkurrencën e madhe me Messin dhe Ronaldon.

Lewandowski më parë fitoi të njëjtin çmim po nga UEFA. Nga ana tjetër trajneri më i mirë i vitit sipas FIFA i shpall Jurgen Klopp. Gjermani arriti të rikthejë titullin kampion në Angli për Livepool pas 20 vitesh pritje, teksa fitoi garën me Hans Flick i cili për disa muaj fitoi disa trofe me Bayern Mynih. Po ashtu një gjerman u shpall portieri i vitit, për këtë të fundit s’kishte dyshime që do ishte Manuel Neuer.

Çmimi ”Pushkash” për golin e vitit iu dha koreano-jugorit që në një ndeshje të Premier League parakaloi thuajse gjithë lojtarët e Burnley për të realizuar golin që la më shumë mbresa në 2020.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com