Sot pritet të jepet masa e sigurisë për Deni Dokun, shoferen 19-vjeçare, e cila po drejtonte automjetin tip “Smart” kur ndodhi ak sidenti tr agjik dhe ndërroi jetë pak ditë më parë Alida Spahiu, 22 vjeçe.
Prindërit e vi ktimës kanë dhënë një deklaratë në gjykatë, duke kërkuar që 19-vjeçarja të mos ndiqet penalisht për shkak të marrëdhënieve familjare me drejtuesen e mjetit.
“Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Ne kemi marrëdhënie familjare, pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, thonë prindërit.
Ndërkohë avokati i saj ka kërkuar masë të lehtë sigurie. “Vajza është studente dhe t’i jepet mundësia të vazhdojë shkollën. Duhet të ndalohet edhe drejtuesi i Benzit, derisa të dalë ekspertiza. A ksidenti ka ndodhur në momentin që makina Smart, do të merrte kthesën. Drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e al koolizuar, as me shpejtësi”, sqaroi avokati.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në Kamëz dhe përplasja ishte tepër e fortë, ndërsa makina e vogël në të cilën udhëtonte Doku së bashku me 22-vjeçaren Alida Spahiu, bën një rrotullim thuajse 360 gradë, duke u përplasur edhe me një automjet që po vinte nga pas.
Dy vajzat mbetën fillimisht të pl agosura, por në gjendje më të rëndë ishte e reja 22-vjeçare, e cila fa tkeqësisht humbi jetën në spital.
Drejtuesja e automjetit, Deni Doku është arrestuar nga policia veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”. /noa.al/