E ëma e Klodian Rashës ka thënë se djali i saj doli për të blerë cigare dhe lekët ajo ja kishte dhënë vetë.
Këtë ia ka komunikuar edhe Kryeministrit Rama i cili shkoi sot për ngushëllim.
Sipas tch, mamaja e të riut ka thënë se në orën 4 të mëngjesit ishin informuar se djali kishte ndërruar jetë.
E ëma tha se ajo e ka parë momentin kur ai ka dalë po pastaj ka fjetur duke menduar se ai ishte kthyer, deri kur në orën 4 të mëngjesit i komunikuan se ai kishte humbur jetën .
Deklaron se Klodiani ishte më i urti dhe më i qeti nga 3 djemtë që ka, dhe nuk e imagjinon dot që të kishte armë, sepse përherë ka pasur frikë nga policia, dhe prandaj ajo mendon se kjo ka qenë arsyeja e panikut të tij.
Ndërkohë që ai nuk kishte as maskë, pasi ajo thotë se ai shprehej shpesh se i merrte frymën. /noa.al/