Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se operacioni në syrin e ef ektivit të po licisë, Fadil Allaraj, i cili u pl agos gjatë pr otestave për vr asjen e Klodian Rashës, ka dalë me sukses në Turqi.
Rama u shpreh se ef ektivi kreu transplant në kornenë e syrit. Për këtë, kreu i qeverisë falënderoi mjekët turq që u përkushtuan dhe ambasadorin turk, i cili shprehu gatishmërinë për ta transportuar.
“Jam shumë falënderues për mjekët që kanë trajtuar një ef ektiv po licie që pati një pl agosje gjatë një pr oteste, që faktikisht rre zikoi që të hu mbte masën e syrit dhe pas operacionit të parë për mbrojtjen e masës së syrit edhe vetë familja, por edhe ne, kërkuam që të shkonte në Turqi, për të bërë një ndërhyrje të specializuar në një tr ansplaent të kornesë së syrit, për të cilin morëm lajmin se ka dalë me sukses, – tha kryeministri. – Për këtë i takon një falënderim të veçantë atyre që e mundësuan dhe ambasadorit që ishte i gatshëm për ta realizuar transportin e tij në kohë rekord. Kjo është një arsye për t’ gëzuar sot, pasi gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacioni i dytë nuk ishte diçka e garantuar. Për këtë arsye u desh të shkonte në atë spital, ku mesa duket ka dalë me sukses. Kështu që faleminderit për këtë”, u shpreh Rama.