Loading...

Sidnei regjistron natën e tij më të nxehtë të nëntorit

Sidnei ka regjistruar natën e tij më të nxehtë të nëntorit.

Qyteti regjistroi një temperaturë minimale brenda natës prej 25.4 gradë dhe më pas shkoi 40 gradë gjatë ditës të Dielën.

Shtetet e Victoria dhe Australia e Jugut gjithashtu raportuan rritje të temperaturave gjatë fundjavës.

“Nëntori ka qenë mjaft i pazakontë në shumë mënyra. Eshtë mjaft e mundshme që të jetë një nga nëntorët tanë më të nxehtë të regjistruar”, vuri në dukje Andrew Watkins, nga Byroja e Meteorologjisë.

Imazhet nga Sidnei tregojnë një turmë të madhe njerëzish që vërshojnë në plazh.

Departamenti shëndetësor i Uellsit të Ri Jugor u ka kujtuar njerëzve që respektojnë masat e distancimit sociale në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e mundshme të koronavirusit.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com