Loading...

Ndahet nga jeta ikona e muzikës popullore shqiptare/ Djali: Pusho i qetë se tek ne ke ngel i përjetshëm!

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës popullore shqiptare, Ismet Peja. Ai është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërkaq lajmin për v dekjen e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.

“Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë se tek ne ke ngel i përjetshëm. Të fala i bën mamës jaran”, ka shkruar Visari.

Peja është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën muzikore shqiptare. Gjatë karrierës së tij ai solli një sërë projekte si “Knoma kangen sa t’jam gjall”, “Robi plaket kur don vet” dhe jo vetëm. I njohur kryesisht për këngë të vjetra qytetare, Ismet Peja ka qenë dhe do të mbetet perlë e muzikës shqiptare.

Ismet Peja lindi në Gjakovë më 27 Prill 1937 dhe është këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Si i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar,

Ismeti që në fëmijëri prej moshës 13-14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta. Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com