Loading...

Horoskopi javor/ Ja shenjat më të favorizuara

Dashi: Gjërat do të ecin ngadalë në këtë javë të dytë të nëntorit. Ditën e hënë ose të martë do të merrni një lajm që do t’ju prishë ekuilibrin. Në aspektin sentimental pritet që të keni debate me partnerin, të cilat do t’i sqaroni rreth datës 14 dhe 15. Në aspektin profesional gjithçka do të shkojë mirë, por aty nga fundi i javës do të ndjeni lodhje, prandaj është e këshillueshme që të pushoni.

Demi: Kjo do të jetë një javë e shkëlqyer për ju. Një siklet fizik nuk do t’ju pengojë që të arrini objektivat që i keni vënë vetes në punë. Ruani gjakftohtësinë dhe jini të përqendruar në maksimum. Në dashuri duket se do t’ju ecë gjithçka mirë, sidomos për beqarët, të cilët ditën e premte më datë 13 do të kenë një takim të paplanifikuar me një person interesant.
Binjakët: Pritet që kjo të jetë një javë e qetë. Rreth datës 11 dhe 12 nëntor, do të ndiheni disi melankolikë për shkak të një çështjeje familjare ende të pazgjidhur. Në fundjavë duhet ta gjeni kohën për t’iu përkushtuar partnerit. Shumë shpejt fati do t’ju trokasë në derë, prandaj është më mirë që të jeni të përgatitur. Shmangiuni shpërqendrimeve në punë dhe mundohuni të arrini objektivat që i keni vënë vetes.

Gaforrja: Pritet që gjatë këtyre ditëve të merrni një lajm, që do t’ju acarojë. Yjet ju këshillojnë që të ruani qetësinë. Mundohuni të kuptoni përse është fjala dhe ta zgjidhni problemin me diplomaci. Në dashuri fati do t’ju ndihmojë në ditët e para të javës, më pas gjërat duket sikur mezi do të ecin. Yjet ju këshillojnë që t’i shmangni zënkat me partnerin.

Luani: Gjatë këtyre ditëve do të jeni rrëzëllimës dhe në sytë e të tjerëve do të dukeni shumë tërheqës. Shfrytëzojeni këtë në avantazhin tuaj, si kur bëhet fjalë për punën edhe për dashurinë. Dukej sikur prej disa kohësh fati ju kishte braktisur. Më datë 14 situata do të ndryshojë. Pikërisht në atë ditë mund të merrni një lajm të mirë.
Virgjëresha:Kërkohet një përqendrim më i madh nga ana juaj, kur bëhet fjalë për t’i dhënë zgjidhje një problemi që ju shqetëson prej kohësh. Beqarët do të kenë rastin të krijojnë njohje të reja, sidomos në fundjavë. Yjet ju këshillojnë që të mos i besoni shumë përshtypjes së parë. Duhet kohë për ta njohur tjetrin. Puna do të shkojë mirë, por jo tamam ashtu si shpresoni.

Peshorja: Yjet ju këshillojnë që të sqaroheni me një person të dashur për ju, pasi nuk mund të vazhdoni ta injoroni më njëri-tjetrin. Dalëngadalë po afrojnë festat e fundvitit dhe nuk do të donit t’ju gjenin të mëritur. Në punë gjërat do t’ju ecin mbarë. Ditën e martë, më datë 10 nëntor, do t’ju vënë në provë të vështirë. Përqendrohuni shumë, në mënyrë që t’ia dilni mbanë.

Akrepi: Mos synoni shumë për lart, pasi mund të zhgënjeheni nga rezultatet që do të arrini. Hidhini hapat me ngadalë dhe do të shikoni se gjërat e bukura do të vijnë, edhe pse jo menjëherë. Në dashuri ka ardhur koha që të bëni disa ndryshime. Do të angazhoheni në një lidhje apo jo? Mos e zgjatni më, ka ardhur momenti që të merrni një vendim.

Shigjetari: Kjo do të jetë një javë vendimtare për karrierën tuaj. Për ata që janë në kërkim të një pune të re, do të kenë fat në këtë aspekt. Diku rreth datës 11 dhe 13 nëntor mund të merrni një telefonatë të papritur, që do t’ju hapë perspektiva të reja. Edhe në dashuri duket se gjithçka do të shkojë mirë. Tashmë ka ardhur momenti që të mendoni për të ardhmen.

Bricjapi: Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Fati mund të trokasë në derën tuaj në dhjetor, por për momentin mos shpresoni shumë se gjërat do të shkojnë ashtu siç dëshironi. Në punë e prisni prej kohësh një ngritje në detyrë, por për momentin është e vështirë që kjo të ndodhë. Bëni kujdes me një mikun tuaj, i cili do të rikthehet në jetën tuaj, por nuk pritet të sjellë asgjë të mirë.

Ujori: Miq të shenjës së Ujorit, sipas Paolo Foksit, java 9 deri më 15 nëntor nuk do të jetë ndër më pozitivet për ju. Që në krye të saj do të keni probleme financiare. Një shpenzim i papritur do të minojë stabilitetin tuaj ekonomik. Në dashuri gjërat do t’ju ecin mbarë vetëm në fundjavë. Atëherë më në fund do të rilindë pasioni mes jush dhe partnerit.

Peshqit: Kërkohet një përqendrim më i madh nga ana juaj, për sa i përket çështjeve të punës. Duhet të përpiqeni të shkoni mirë me të gjithë, në mënyrë që të arrini objektivat tuaja. Në dashuri gjërat do të ecin mirë në përgjithësi, por diku rreth datave 13 dhe 14 nëntor do të keni një mosmarrëveshje me partnerin, që do të zgjatë për disa ditë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com