Loading...

Gjendet pas 110 vjetësh, mesazhi i një pëllumbi-korrier (foto)

Një mesazh i transportuar në vitin 1910 nga një pëllumb-korrier, u gjet në një fushë në Ingersheim, afër Strasburgut, Francë.

Bëhet fjalë për një informacion ushtarak gjerman. Zbulimi u bë nga një çift që po ecnin dhe vunë re një kapsulë të vogël alumini, brenda së cilës ndodhej fleta, e cila tani i është besuar Linge D’Orbey Memorial, një muze kushtuar betejës midis francezëve dhe gjermanëve të vitit 1915 në anën alsatiane të Vosgës.

Brenda kapsulës, kishte një mesazh të shkruar në gjermanisht, shumë mirë i ruajtur, por i vështirë për t’u kuptuar: ai u dërgua nga një oficer i një regjimenti të këmbësorisë Prusiane drejt një eprori i të njëjtit regjiment.

Teksti evokon manovrat gjermane midis Bischwihr dhe Ingersheim, në një kohë kur Alsace ishte gjermane. /NOA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com