Loading...

Ditë zie për arsimin shqiptar/ Tre mësues ndërruan jetë në 24 orët e fundit

Ditë zie për arsimin shqiptar. Raportohet se tre mësues ndërruan jetë në 24 orët e fundit. Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi 11 jetë të humbura nga COVID-19, tre nga të cilët mësohet se ishin mësues aktiv, dy nga qarku i Elbasanit dhe një nga ai i Fierit.

Sot në mesditë raportohet se ka humbur jetën një mësuese 62-vjeçare nga Elbasani.

Ajo po kurohej prej 2 javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas autoriteteve, të dy mësuesit e qarkut të Elbasanit vuanin edhe nga sëmundje të tjera.

Një prej viktimave të 24 orëve të fundit me profesion mësues është Fatmir Sula, 62 vjeç, i cili jepte mësim në shkollën 9-vjeçare “Bishqem”.

Më herët sot paradite ndërroi jetë një mësues nga qarku i Peqinit. Lajmi u bë publik nga shkolla nëpërmjet një postimi në Facebook ku ata shprehin hidhërimin e madh për ndarjen nga jeta të mësuesit.

“Drita e shpirtit të tij u largua fizikisht, po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas”. Sula, po kurohej prej më shumë se 10 ditësh në spitalin COVID 2”, – shkruhej në postimin e shkollës.

Raportohet se ka shkuar aktualisht në 44 numri i mësuesve aktiv me Covid-19 në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se në 48 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid edhe 10 mësues nga shkolla të ndryshme të këtij qarku.

Kujtojmë se brenda 24 orëve të fundit, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme , u nda nga jeta edhe mësuesi Gramoz Abedinaj, 60-vjeç, nga qyteti i Fierit.

Lajmin e trishtë për të e dha ministrja e Arsimit, Evis Kushi, si dhe miqtë dhe kolegët e e të ndjerit, Abdenaj.

Një ditë më parë si pasojë e Covid në total ndërruan jetë në vendin tonë 12 pacientë, ndërsa sot një më pak, 11. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën gjithsej 590 persona në vendin tonë./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com