Fotoja e Sean Connery me armë në dorë, e kryqëzuar në gjoks, në posterin e “007 – Licencë për të Vr arë” është bërë një ikonë në historinë e kinemasë. Fansat (e parave) e sagës tani mund të tentojnë të blejnë famshmin “Walther PP”. Në fakt, më 3 dhjetor arma do të dalë në ankand në Los Anxheles, me një bazë midis 150 mijë dhe 200 mijë dollarë.
Sean Connery, i cili v diq së fundmi në moshën 90 vjeç në shtëpinë e tij në Bahamas, përdori ar mën në filmin e vitit 1962, “007 – Licencë për të Vr arë”, i cili nisi me sagën e suksesshme të agjentit sekret britanik. “Silueta e 007 që mban këtë armë do të bëhet imazhi më ikonik në ekskluzivitetin e James Bond dhe një nga referencat më të njohura të kulturës pop të të gjitha kohërave”, tha Martin Nolan, drejtori ekzekutiv i shtëpisë së ankandeve, Julien.
Në Kapitullin 1, shefat e Shërbimit Sekret Britanik, urdhërojnë një Bond ngurrues të heqë pi stoletën e tij të vjetër të keqfunksionuar, “Beretta” për “Walther”-in, e cila “godet si një tullë nga një dritare”. Versionet e “Walther” do të mbeten ar ma e zj arrit për 007 për gati 25 filma.
Ar ma e Bond do të jetë një nga rreth 600 artikuj të ndryshëm në ankandin “Icons & Idols TRILOGY: Hollywood”, i cili zhvillohet në Beverly Hills dhe në internet në 3 dhjetor.
Kujtime të tjera të dukshme do të përfshijnë një helmetë piloti të veshur nga Tom Cruise në “Top Gun” dhe një xhaketë lëkure të veshur nga Arnold Schwarzenegger në “Terminator 2”. /NOA/