Ishte planifikuar edhe një ndeshje miqësore mes Armenisë dhe Shqipërisë, ndeshje që është anuluar.
Luftimet e ashpra midis Armenisë dhe Azerbajxhanit vazhdojnë, duke lënë pas me qindra vi ktima.
Luftimet e ashpra i kanë marrë jetën edhe një futbollisti, Liparit Dashtojan.
Djaloshi 22-vjeçar ka rënë në frontin e luftës së Nagorno-Karabakut, ku prej disa javësh po zhvillohen lu ftime të ashpra mes forcave ushtarake azere dhe armene.
Lajmi për vd ekjen e ish-mesfushorit me tipare sulmuese u dha nga klubi i tij Alashkert:
“Lajm i hidhur nga fronti i luftës!
“Ish-futbollisti i ekipit të dytë të Alashkertit iu bashkua listës së heronjve që dhanë jetën për atdheun. Shpirti yt u prehtë në paqe!”
“Klubi i Alashkertit shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së Dashtojanit”, shkruhet në njoftimin e klubit armen.