Dëshmi të reja janë zbuluar për sa i përket ngjarjes së ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, ku rezultojnë të humbur tre persona, mes të cilëve dy dyshohen si të vrarë dhe të zhdukur, konkretisht, shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.
Autor i dyshuar i vr asjes dhe zh dukjes së tyre dyshohet se është shtetasi Danjel Pepaj. Më datë tre tetor, ditën kur dyshohet se ka ndodhur ngjarja, tre shtetasit e mësipërm kanë shkuar në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ndërsa i ka dërguar me makinë vëllai i Vilson Çutaj, shtetasi Olsi Çutaj.
Te lokali në Bajzë shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet të kenë dh unuar fizikisht personin tjetër, Danjel Pepaj, duke e akuzuar se i kishte v jedhur një sasi prej 20 kilogramë kanabis sativa, nën dyshimin se e ka korrur pa u treguar atyre dyve.
Në dëshminë e tij, vëllai i Vilson Çutaj ka deklaruar për po licinë se ai nuk ka dëgjuar se për çfarë konflikti bëhej fjalë, pasi tre shtetasit e kanë zhvilluar debatin në pjesën mbrapa lokalit.
“Kur kam dëgjuar se po bërtisnin jam ngritur nga lokali dhe kam shkuar për t’i ndarë, por nuk e di për çfarë konflikti bëhet fjalë”, ka deklaruar vëllai i Vilson Çutaj, shkruan “Panorama”.