Dy persona janë pl agosur pas një sherri të çastit në Sukth të Durrësit.
Njoftohet zyrtarisht se sot, rreth orës 14:30, në Sukth, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës (thikë) shtetasi E.Ç..
Ky i fundit është është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi M.M., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore pasi është lënduar si pasojë e konfliktit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj. /noa.al/