Katër të arr estuar nën akuzë për at entatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, kanë dalë ditën e sotme përpara e Gjykatës së Tiranës, ku do të njihen me masën e sigurisë.
Teksa seanca gjyqësore ende vijon, familjarët e dy prej të arr estuarve, Grid Lenos dhe Mariglen Matohiti janë shprehur se të afërmit e tyre nuk kanë lidhje me ngjarjen.
Gerta Matohiti motra e të arr estuarve Marjo Matohitit dhe gruaja e Grid Lenës, (njëri bashkëpunëtor dhe tjetri autor) ka hedhur poshtë akuzat për ta në lidhje me tentativën për vrasje të biznesmenit Andon Dhima.
Ajo ka thënë se në ditën dhe orën që ka ndodhur tentativa për atentat vëllai i saj ka qenë në një lokal me të duke punuar, pasi sipas saj është kamarier, ndërsa edhe për të shoqin thotë se po ashtu ka dëshmitarë që e kanë parë po në atë ambient.
“Asgjë nuk është vërtetë se im vëlla ka qenë në lokalin tim me mua dhe kemi patur një ditëlindje. Vëllai im ka qenë aty dhe më ka ndihmuar mua, se ai është kamarier”.
“Im vëlla është shoqëruar me Grid lenën se kanë bërë atentat por ai ka qenë duke punuar me tabakë në dorë dhe jo me armë. Unë kam publikuar dhe një video në në rrjete sociale, me datë dhe orë”.
“Aty ka patur dhe 20 veta dëshmitarë dhe këto të gjitha do të paraqiten në gjykatë. Kjo rrëzon komplet të gjitha pretendimet që janë bërë ndaj policisë. Grid Lenën kanë thënë që ka qenë i dënuar në Gjermani. Ai ka qenë 17 vjeç në Gjermani dhe ka paguar për ata krim”, – tha ajo.
“Pastaj ç’punë kanë këta, me këtë biznesmenin. Grid Lena është një baba i përkryer dhe të gjithë e dinë këtë. Unë kam qenë duke gatuar dhe këta tipa kanë ardhur dhe i kanë marr fëmijën prej dore dhe e kanë gjuajtur me çelësa se e ka lënë pa gjumë. Aty e kanë marrë. Janë konflktuar me burrin tim”, shtoi Gerta.
“Unë kam shkuar në rajon dhe më thonin se do të të arrestojmë bashkë me burrin tënd dhe fëmijën në jetimore. Unë dal dhe dëgjoj lajme se burri im dhe vëllai qenkan vrasë me pagesë çfarë është kjo. Vëllai im punon tek unë, unë merem me restoranitn. Bashkëshorti nuk bën asnjë lloj pune se kemi një fëmijë të vogël, ai është shpi lokal, sport dhe fëmijë gjatë gjithë kohës”.
Ajo u shpreh se asgjë nga policia nuk është e vërtetë.
“Duke thënë se në meida janë thënë se ata janë proceduar se spias medias këta janë vrasës, jo ata sot marrin masën e sigurisë. Unë kam kërkuar të flas dhe me televizione dhe nuk më kanë lejuar më kanë thënë jo nuk bëhet. Nuk më kanë lejuar dhe e kam nxjerrë në fb tim personal videon. Ka një video se ky personi ka kaluar në afërsi. Se njohim fare biznesmenin as Albin Hoxhën, se kuptoj si është bërë lidhja”, tha ajo.
Përmes kamerave ajo i ka bërë një ftesë biznesmenit Dhima, që të flasë me të e të ballafaqohet, madje shprehet e gatshme dhe t’i tregojë videon.
“I them zotit Dhima me gjithë qejf edhe mund ta takoj dhe ti them çlidhje ke ti me këto persona. Ai ndihet i kërcënuar se personat që kanë bërë atentat mund të jenë ende jashtë, sepse këto janë vitiktima. Unë di vëllain tim dhe burrin tim dhe e di që janë të pafajshëm për të tjerët smund të them gjë”, – u shpreh ajo.
/NOA.al