Loading...

I vuri zj arrin vreshtave me ullinj, arr estohet një person

Vijojnë operacionet për vënien përpara përgjegjsisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë k rime mjedisore.

Së fundmi, në Kuçovë është arr estuar një shtetas për zj arrëvënie në mjedise pyjore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas njoftimit të marrë se në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, një person dyshohet se kishte vënë zjarr dhe flakët kishin dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe kullosore si dhe qindra rrënjë ullnj, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies shtetasin R.M, 59 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Ky shtetas kishte ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e erës së fortë zjarri ka avancuar më tej dhe për pasojë janë djegur rreth 300 rrënjë ullinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së shkallë së parë Berat për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” .

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët dhe për barinjtë që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com