Loading...

Gruaja telefonon po licinë: ‘Kam frikë se do më v ras burri’

Po licia thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e një rasti të dhunës në familje në Gramsh, duke vënë në pr anga një person.

Në sallën Operative të Komisariatit të Po licisë Gramsh ka ardhur një telefonatë nga një grua që jetonte në fshatin Zgjup, e cila ka kërkuar ndihmë pasi pretendonte bashkëshorti i saj kishte ushtruar dh unë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ajo ndihej e frikësuar se mund ta vr iste, pasi në banesë kishte dhe armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, po licia shkoi në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës profesionale është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të ngjarjes, duke arrestuar në flagrancë shtetasin Rustem Dërmyshi, 60 vjeç, banues në fshatin Zgjup, Gramsh.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një ar më zjarri automatik dhe 1400 fishekë, që i dispononte pa leje.

Ndaj të ndaluarit materialet iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Dh una në familje” dhe “Ar mëmbajtja pa leje”. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com