“Porti i Durrësit do ikë që aty dhe do bëhet port turistik, pasi nuk mundet dot që të shkarkohet krom dhe qymyr në zemër të qytetit, por do të ndërtojmë portin e ri të mallrave në Porto Romano”.
Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë të Partisë Socialiste.
Kryeministri u shpreh se kjo nuk do të ndodhë pas 100 vjetësh, por do të fillojë shpejt.
Ai tha po ashtu se “do të kemi portin e ri turistik në Sarandë, ku do të fillojë ndërtimin shumë shpejt”.
“Edhe ky para se të mbarojë ky mandat dhe do të vazhdojmë punën me qeverinë e Kosovës për të vlerësuar edhe portin e Shëngjinit”, – tha Rama. /atsh