Loading...

Aktorja e njohur zbulon ku ka punuar për herë të parë

Ndonëse sot është një nga aktoret më të paguara të skenës shqiptare, jeta e Delinda Dishës nuk ka qenë gjithmonë kështu.

E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ Delinda Disha ka folur përballë moderatores Ester Bylyku, për punën e saj të parë, dhe sa është paguar.

Pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Cila është puna që ti je paguar më pak? Jo detyrimisht mund të ketë qenë punë televizioni.

Delinda Disha: Në fillimet e mia, kur kam qenë nga klasa e shtatë, merrja pjesë në videoklipe, dhe paguhesha 15 mijë lekë (të vjetra).

Ester Bylyku: Merrje pjesë në videoklipe?

Delinda Disha: Po, kam bërë nja dy videoklipe, dhe u pagova 15 mijë lekë. Deri në klasë të tetë, kam qenë tek shtëpia e kulturës, në qytetin e Fierit, dhe shkoja në çdo aktivitet që bëhej.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com